Tifozët e Liverpoolit ndezin fishekzjarrë pranë hotelin ku po flinin lojtarët e Barçës

  • 07 May 2019 - 16:43
Tifozët e Liverpoolit ndezin fishekzjarrë pranë hotelin ku po flinin lojtarët e Barçës

Policia në Merseyside ka konfirmuar se fishekzjarrë ishin ndezur herët në mëngjesin e së martës pranë hotelit ku është duke qëndruara skuadra e Barcelonës para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Rasti ishte paraqitur në polici rreth orës 4 të mëngjesit të së martës, para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale në Anfield, me Barçën që udhëheq 3:0 nga ndeshja e parë.

Fishekzjarrët ishin ndezur në Chavasse Park në qendrën e qytetit në Liverpool, pranë hotelit Hilton, ku është duke qëndruar skuadra e Barcelonës.

“Është e jashtëligjshme t’i bartesh me vete apo t’i përdorësh fishekzjarrët për të rritur nën moshën 18-vjeçare. Po ashtu, është e jashtëligjshme për personat e cilësdo moshë t’i ndezin fishekzjarrët në një vend publik”, ka thënë policia në Merseyside.

(Kosova Sot Online)