Pako: Mënyra e vetme për ta ndalur Messin është që ai të mos jetë në fushë

  • 07 May 2019 - 17:29
Pako: Mënyra e vetme për ta ndalur Messin është që ai të mos jetë në fushë

Pako Ayestaran rikthehet në Liverpool sonte për t’i shikuar të kuqtë duke u përballur me Barcelonën në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Ende i adhuruar në Angli, ai do të mirëpritet si mysafir nderi në këtë ndeshje dhe, edhe pse ai beson se ish-ekipi i tij mund ta bëjë një rikthim të pabesueshme me ndihmën e tifozëve, ai e pranon se prezenca e Lionel Messit do t’ia komplikojë gjërat.

“Mënyra e vetme për ta ndalur Messin është që ai të mos jetë në fushë fare”, tha Pako, i cili ka qenë ndihmës trajner i Rafael Benitez në Liverpool.

“Me apo pa top, ai gjithmonë i gjen hapësirat e duhura. Ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve”, këmbënguli ai.

Liverpooli shpreson se tifozët do të jenë lojtari i 12-të i skuadrës sonte dhe ai beson se ata do të luajë rol në këtë ndeshje.

“Anfield është Anfield. Ekzistojnë shumë rrethana që mund ta komplikojnë edhe më shumë ndeshjen”, shtoi ai.

Image

(Kosova Sot Online)