Fetahu: Të gjithë e kanë ëndërr ta mposhtin Prishtinën

  • 07 May 2019 - 18:29
Fetahu: Të gjithë e kanë ëndërr ta mposhtin Prishtinën

Ka disa vite që Prishtina nuk është duke e shijuar titullin e kampionit, gjë e cila ka bërë që tifozët shumë herë ta kontestojnë punën e drejtuesve të klubit. I zhgënjyer me mosfitimin e titullit është edhe ish ylli i Prishtinës, Enis Fetahu sipas të cilit, klubi bardhekaltër pavarësisht se çfarë do të ndodhë këtë vit, duhet të ndryshojë shumë edicionin e ardhshëm. Ai në një bisedë për “Kosova Sot Online” hapur e ka pranuar se është tifozë i Prishtinës dhe dëshiron ta shoh këtë klub kampion para Feronikelit e Llapit, por gjithsesi edhe ka shumë kritika për mënyrën sesi po luan kjo skuadër.

“Prishtina duhet edicionin e ardhshëm të jetë më serioze, përndryshe as në top 6 nuk do të jetë”, ka thënë në fillim të bisedës për “Kosova Sot Online”, Fetahu i cili po beson se lufta për titull është vetëm në mes të Prishtinës dhe Feronikelit.

Image

“Kush do të jetë kampion besoj se emri është mes Feronikelit e Prishtinës. Skuadra e Feronikelit e ka një president që financiarisht është më i mirë se krejt klubet e Kosovës me i bë bashkë”, ka thënë Fetahu duke folur më pas edhe për mundësinë manipulimeve ose aleancave të klubeve ndërmjet veti gjatë këtyre tri ndeshjeve të mbetura. “Kam dëgjuar se po ofrohen premira për klubet tjera dhe them se është normale. Këto gjëra edhe më herët kanë qenë prezent dhe do të jenë prezent edhe në të ardhmen. Është shumë mirë me stimulu lojtarin, pasi këtu përveç disa lojtarëve të huaj që kanë ardhur, vendorët kanë paga të ulëta dhe këto premia i motivojnë ata”, vlerësoi ish futbollisti i Prishtinës për “Kosova Sot Online”.

Image
Enis Fetahu në fanellën e Prishtinës

“Të gjithë jetojnë me mposht Prishtinën. E kam përjetuar me vite edhe unë këtë gjë. Ka pasur ekipe që e kanë dhënë atomin e fundit vetëm me marr pikë ndaj Prishtinës derisa në fund largoheshin prej Lige. Pra kur luan kundër Prishtinës është një ndjenë e veçantë. Unë kam kritika për këtë Prishtina e cila në Kosovë duhet të jetë sikur Dinamo e Zagrebit në Kroaci, pra duhet të jetë e pakapshme. Ky klub e ka këtë mundësi por duhet menaxhuar më mirë”, ka përfunduar Enis Fetahu.

(Kosova Sot Online)