Ribery: Do të luaj edhe disa sezone e pastaj kthehem në shtëpinë time, Munich

  • 07 maj 2019 - 18:59
Ribery: Do të luaj edhe disa sezone e pastaj kthehem në shtëpinë time, Munich

Franck Ribery ka thënë sot se planifikon të luajë edhe disa sezone të tjera, edhe pse nuk zbuloj se ku, para se t’i varë këpucët në gozhdë pas largimit nga Bayern Munich pas plot 12 vjetëve.

Anësori 36-vjeçar njoftoi javën e kaluar se do të largohet nga Bayerni në fund të këtij sezoni pas plot 12 vjetëve në Bavari.

“I kam disa opsione, por ende është herët të them se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm”, tha Ribery sot në një konferencë për media.

“Do të ketë diçka sigurisht. Do të luaj edhe një apo dy sezone të tjera dhe pastaj do të kthehet në Munich patjetër”, shtoi ai.

Ai nuk ka dhënë detaje se ku do të luajë sezonin e kaluar.

Francezi iu bashkua Bayernit në vitin 2007 dhe i fitoi plot 21 tituj.  

(Kosova Sot)