Duro: Presidentët shqiptarë i kanë rrahur trajnerët!

  • 07 May 2019 - 19:40
Duro: Presidentët shqiptarë i kanë rrahur trajnerët!

Trajneri Shpëtim Duro është me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar. Ai ka provuar të drejtojë dhe në Maqedoninë e Veriut, por dhe në Kosovë. 59-vjeçari shprehet se presidentët e Shqipërisë janë më agresivët, madje përmend dhe momente që i kanë rrahur trajnerët. Tiranasi tregon se te Shkëndija ka punuar i qetë dhe nuk e ka ndjerë aspak ndërhyrjen e presidentit.

“Mendoj në Shqipëri problem për disa situata të tensionuara janë presidentët. Ka shumë presidentët që flasin më shumë se ç’duhet dhe kanë sjellje të pahijshme.

Në Shqipëri ka pasur raste që presidenti ka rrahur trajnerin. Nuk dua të përmend emra pasi i dimë të gjithë. Sigurisht, jo të gjithë. Çdo president ka stilin e tij, Edmond Hasanbelliu ka 20 vite dhe s’ia dëgjon njëherë zërin, e njëjta gjë dhe me presidentin e Partizanit”, ka thënë Duro.

(Kosova Sot Online)