E pashpjegueshme, shikoni çfarë rasti shpërdoron Barcelona

  • 07 May 2019 - 21:31
E pashpjegueshme, shikoni çfarë rasti shpërdoron Barcelona

Çfarë rasti ka shpërdoruar Barcelona. Ishte një moment i artë për t’i dhënë fund shpresave të Liverpool për një përmbysje, por lojtarët katalanas janë treguar tepër konfuzë brenda zonës.

Jordi Alba merr një top brenda zonës dhe gjendet vetëm për vetëm me portierin, por në vend që të godasë, kthen topin te Messi.

Argjentinasi, mbase konfuz për këtë pasim të tepërt, është munduar të driblojë përpara se të godasë, por Matip ka bërë një ndërhyrje vendimtare.

(Kosova Sot Online)