Trajneri i Barcelonës: S’mund të arsyetohemi, Liverpooli ishte më i mirë dhe na mundi 4:0

  • 07 May 2019 - 23:33
Trajneri i Barcelonës: S’mund të arsyetohemi, Liverpooli ishte më i mirë dhe na mundi 4:0

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka pranuar se Liverpooli ishte superior ndaj skuadrës së tij dhe e meritoi kalimin në finale pas fitores 4:0 të martën në Anfield.

Liverpooli e ka bërë mrekullinë duke e mundur 4:0 Barcelonën për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të dytë radhazi pas rezultatit të përgjithshëm 4:3 pas dy ndeshjeve në gjysmëfinale.

Dy gola nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum i mjaftuan Liverpoolit të fitojë 4:0 të martën në Anfield dhe ta përmbysë humbjen 3:0 në ndeshjen e parë në Camp Nou dhe ta arrijë finalen e Madridit, përkundër se i munguan dy sulmuesit kryesorë, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

Valverde nuk u arsyetua pas ndeshjes, duke thënë se skuadra e Jurgen Klopp ishte shumë më e mirë.

“Ne patëm rastet tona por nuk i shfrytëzuam. Nuk arsyetohem, ata ishin më të mirë dhe na munden 4:0”, tha Valverde pas ndeshjes.

Ai tha se e merr përgjegjësinë për eliminimin e Barcelonës në gjysmëfinale.

“Nuk e di se çfarë ndikimi do të ketë në mua kjo, por ja ku jemi, përgjegjësia bie mbi supet e trajnerit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)