Messi nuk ishte Messi: Statistikat tregojnë se argjentinasi u “zhduk” në Anfield Road

  • 08 May 2019 - 08:03
Messi nuk ishte Messi: Statistikat tregojnë se argjentinasi u “zhduk” në Anfield Road

Këtë herë nuk u shfaq. Këtë herë Anfield Road “gëlltiti” Lionel Messin. Argjentinasi nuk e arsyetoj epitetin e lojtarit më të mirë në botë. Këtë herë Liverpooli u bë Romë dhe Anfield u shndërruar në Olimpico gjersa Leo nuk ishte Leo.

Statistikat e dhjetë lojtarëve të Barcelonës janë më se të matshme. Messi nuk shfaqi rrezikun që zakonisht e gjeneron, as nuk krijoi raste për kolegët.

Ai nuk ka kontribuar në repartin sulmues dhe shumë më pak mbrojtës. Të dhënat reflektojnë ndeshjen e humbur të Messit. Ai mezi u duk në fushë dhe numri i pasimeve e tregojnë këtë gjë, ku ka pasur 35 sosh të sakta dhe gjashtë të këqija, e cila gjë është poshtë mesatares së zakonshme.

Megjithatë, ishte lojtari i Barcelonës që e preku më së tepërmi topin në fushën e kundërshtarit, por pa sukses gjersa dy herë goditi topin brenda kornizave të golit dhe një herë jashtë.

Një statistikë tjetër që tregon rrezikun e vogël që krijoi argjentinasi në mbrojtjen rivale ishte numri i faulleve që mori, vetëm një, gjë që konfirmon se sa mirë ishte i mbrojtur ai.

Të dhënat që thyejnë lojën e Messit është ekuilibri i topave të humbura dhe të rikuperuara. Argjentinasi humbi gjithsej 17 topa dhe vetëm dy rikuperoj.

Ai ishte lojtari i dytë i Barçës, i cili humbi më shumë topat pas Jordi Albas, 21 sosh. Në këtë mënyrë Messi shton një ndeshje të re si një vizitor pa shënuar në gjysmëfinale dhe që nga viti 2011 nuk ka realizuar gol në një prej ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku nga 112 golat e shënuar në këtë garë, vetëm gjashtë kanë qenë në këtë fazë të garës më prestigjioze evropiane për klube. 

(Kosova Sot Online)