Klubet e mëdha evropiane urojnë Liverpoolin për kalimin në finalen e Ligës së Kampionëve

  • 08 May 2019 - 09:10
Klubet e mëdha evropiane urojnë Liverpoolin për kalimin në finalen e Ligës së Kampionëve

Liverpool mbrëmë i bëri për vete disa klube të mëdha evropiane me fitoren ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra angleze ishte duke humbur 3-0 nga ndeshja e parë gjysmëfinale në garën më të madhe për klube në Evropë, gjersa mbrëmë e përmbysi rezultatin në 4-3 në Anfield kundër katalonasëve.

Klube të mëdha evropiane kanë uruar Liverpoolin për kalin në finalen e Madridit, por që gjithashtu edhe kishin mbetur sa të befasuara, aq edhe të kënaqura nga loja që kanë par në Anfield.

Napoli dhe Dortmund, ishin skuadrat që e uruan mbrëmë skuadrën angleze për kalimin në finale.

Gjermanët e kanë uruar Jurgen Kloppin dhe Liverpoolin për kalimin në finale gjersa napolitanët shprehën befasinë e tyre me atë se çfarë panë. 

(Kosova Sot Online)