Momenti kur mbrojtësi i Liverpoolit e goditi Messin në kokë

  • 08 May 2019 - 09:45
Momenti kur mbrojtësi i Liverpoolit e goditi Messin në kokë

Gjatë fillimit të ndeshjes së mbrëmshme mes Liverpoolit dhe Barcelonës, Andrew Robertson e kishte goditur në kokë Lionel Messin, pasi ku i fundit ishte rrëzuar nga një ndërhyrje.

Para ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Andrew Robertsoni i Liverpoolit e kishte përshkuar Lionel Messin e Barcelonës si futbollistin më të mirë në botë.

Megjithatë, ai nuk e kishte qëllim të shfaqte nivel të tillë respekti edhe në fushë për 31-vjeçarin.

Qysh në pesë minutat e parë të ndeshjes, Lionel Messi u rrëzua pas një ndërhyrjeje nga Fabinho, jashtë zonës së portierit të Liverpoolit. Përderisa Robertsoni po vraponte në fushë, ai e goditi Messin në kokë.

Messi ishte aq i zemëruar me këtë veprim të Robertsonit saqë vrapo drejt tij dhe u përball me të. Pas kësaj, gjyqtari i thirri që të dy dhe u dha vërejtje të dyve.

Liverpooli e siguroi finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Barcelonën në ndeshjen kthyese gjysmëfinale me rezultat 4:0 në “Anfield”. Skuadra e Jurgen Kloppit kishte pësuar disfatë 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në “Camp Nou”.

Pas disfatës në ndeshjen e parë, shumë tifozë kishin menduar se tashmë Liverpooli e kishte humbur një vend në finale të këtij sezoni, mirëpo golat nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum e përmbysën rezultatin e përgjithshëm dhe i lanë të tronditur lojtarët e Barcelonës.

Barcelona konsiderohej favorite për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, falë edhe Lionel Messit. Megjithatë, Liverpooli arriti t’i shënojë katër gola për të fituar me rezultat të përgjithshëm 4:3 dhe e siguroi vendin në finalen e këtij sezoni.

Liverpooli do ta zbulojë kundërshtarin e finales sonte, pas përballjes mes Ajaxit dhe Tottenhamit në gjysmëfinalen tjetër. Ajaxi po fiton me rezultat 1:0 dhe ndeshjen e sotshme do ta zhvillojë në shtëpi.

(Kosova Sot Online)