Ajaxi dhe Tottenhami luftojnë për përballjen me Liverpoolin në finale

  • 08 May 2019 - 09:50
Ajaxi dhe Tottenhami luftojnë për përballjen me Liverpoolin në finale

Sonte në orën 21:00 do të zbulohet finalisti tjetër i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, që në finale do të përballet me Liverpoolin. Për këtë vend do të garojnë Ajaxi dhe Tottenhami në ndeshjen që zhvillonte sonte në Amsterdam.

Tottenhami do të shpresojë se Heung-Min Son mund ta frymëzojë një përmbysje të rezultatit kundër skuadrës së Ajaxit, që e ka një rekord të jashtëzakonshëm në shtëpi, shkruan UEFA.

Ajaxi e fitoi me rezultat 1:0 ndeshjen e parë, në stadiumin e Tottenhamit

Skuadra holandeze e ka humbur vetëm një nga 24 ndeshjet e zhvilluara në shtëpi këtë sezon

Heung-Min Son është i gatshëm të kthehet në këtë lojë, pasi ishte i suspenduar për ndeshjen e parë.

Christian Eriksen, Jan Vertonghen, Toby Alderweireld dhe Davinson Sanchez janë lojtarët e Tottenhamit që në të kaluarën kanë luajtur edhe për Ajaxin

Tottenhami synon ta arrijë për herë të parë në histori të vet finalen

Ajaxi është në formë të jashtëzakonshme për momentin dhe ata e morën trofeun e parë të këtij sezoni të dielën, duke e shkatërruar Willem II në finalen e Kupës së Holandës, me rezultat 4:0. Tri prej katër golave të tyre erdhën pas aksioneve me pasime të bukura.

Pikërisht kjo mënyrë e sulmit i pëlqen Ajaxit dhe skuadra e përdorë atë për t’i zhbllokuar mbrojtjet e ekipeve kundërshtare. Holandezët kanë dëshmuar se mund ta bëjnë këtë gjë edhe kundërshtarëve të nivelit më të lartë në Evropë.

“Pjesa e dytë e ndeshjes na ka dhënë shpresë”, tha Mauricio Pochettino pas disfatës së tyre në ndeshjen e parë kundër Ajaxit. Për ta kthyer këtë shpresë në realitet, Tottenhamit do t’i duhet të shënojë gol sa më shpejt që të jetë e mundur, që ta marrë kontrollin e ndeshjes.

Për ta arritur këtë gjë, këtë herë do të mund t’i ndihmojë Soni, i cili ishte i suspenduar për ndeshjen e parë mes dy skuadrave. Son ka arritur të shënojë në çdo fazë eliminatore deri më tani.

Formacionet e mundshme:

Ajax: Onana; Mazraoui, Blind, De Ligt, Tagliafico; Van de Beek, De Jong, Schöne; Ziyech, Tadië, Neres
Jashtë: Bandé
Në dyshim: Neres

Tottenham: Lloris; Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose; Sissoko, Wanyama; Alli, Eriksen, Moura; Son
Jashtë: Kane, Winks, Sánchez

(Kosova Sot Online)