Sharjet e tifozëve të Liverpoolit ndaj Suarezit

  • 08 May 2019 - 11:30
Sharjet e tifozëve të Liverpoolit ndaj Suarezit

Pasi Luis Suarez e kishte festuar me shumë emocion golin kundër Liverpoolit ndeshjen e javës së kaluar në Camp Nou, tifozët në Anfield iu përgjigjen me sharje ish-futbollistit të skuadrës së tyre, duke e thirrur atë “mashtrues” e dukë kënduar “zhduku Suarez”.

Shumë pak lojtarë në botën e futbollit janë më irritues për kundërshtarët sesa Luis Suarezi i Barcelonës. Përderisa uruguaiani shpesh përmendet për talentin e tij si qendërsulmues, ai shpeshherë të tjerë përmendet për sjelljen e tij në fushë

Rrokullisjet në fushë, valëvitjet e kartonëve imagjinarë dhe zemërimi në përgjithësi i kundërshtarëve janë disa prej gjërave për të cilat Suarezi është i famshëm.

Gjatë kohës sa ai luante në Premierligë me Liverpoolin, Suarezi ishte plotësisht i njëjtë dhe tifozët e klubit anglez e përjetuan si është të jesh në anën e kundërt të uruguaianit.

Përderisa sulmuesi i Barcelonës i zemëroi tifozët e Liverpoolit edhe në ndeshjen e javës së kaluar me festimin e tij, anglezët mbetën edhe më të irrituar me sjelljen e tij në fushë gjatë ndeshjes së mbrëmshme.

Pas një përplasjeje me Virgil van Dijkun, në të cilën Suarezi u rrëzua lehtësisht dhe e fitoi një gjuajtje të lirë, tifozët e Liverpoolit filluan ta shajnë lojtarin që në të kaluarën e kishin adhuruar.

Liverpooli e siguroi finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Barcelonën në ndeshjen kthyese gjysmëfinale me rezultat 4:0 në “Anfield”. Skuadra e Jurgen Kloppit kishte pësuar disfatë 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në “Camp Nou”.

Pas disfatës në ndeshjen e parë, shumë tifozë kishin menduar se tashmë Liverpooli e kishte humbur një vend në finale të këtij sezoni, mirëpo golat nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum e përmbysën rezultatin e përgjithshëm dhe i lanë të tronditur lojtarët e Barcelonës.

Barcelona konsiderohej favorite për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, falë edhe Lionel Messit. Megjithatë, Liverpooli arriti t’i shënojë katër gola për të fituar me rezultat të përgjithshëm 4:3 dhe e siguroi vendin në finalen e këtij sezoni.

Liverpooli do ta zbulojë kundërshtarin e finales sonte, pas përballjes mes Ajaxit dhe Tottenhamit në gjysmëfinalen tjetër. Ajaxi po fiton me rezultat 1:0 dhe ndeshjen e sotshme do ta zhvillojë në shtëpi.

(Kosova Sot Online)