Pas zënkës me Gattuson, Bakayoko drejt Interit

  • 08 May 2019 - 11:53
Pas zënkës me Gattuson, Bakayoko drejt Interit

Mesfushori i huazuar nga Chelsea në Milan, Tiemoue Bakayoko, përflitet për një transferim të mundshëm te rivali i qytetit, Interi, pas zënkës me trajnerin e kuqezinjve, Gennaro Gattuson.

Sipas raportimeve të Sport Mediaset, gjasat që Tiemoue Bakayoko t’i bashkohet Interit në fund të këtij sezoni janë rritur në mënyrë drastike brenda vetëm disa orëve dhe tani ata po bëhen gati për të negociuar

Po i njëjti medium sugjeron se menaxheri i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta, e ka një lidhje të shkëlqyeshme me përfaqësuesin italian të Bakayokos, Federico Pastorellon.

Milan e ka mundësinë ta blejë mesfushorin francez për 35 milionë euro këtë verë, mirëpo mediat italiane raportojnë se kuqezinjtë nuk dëshirojnë ta mbajnë në skuadër francezin, për shkak të problemeve financiare që i ka klubi.

Për këtë arsye, Bakayoko pritet që të huazohet edhe për një sezon tjetër. Chelsea pritet t’ia huazojë atë Interit për 5 deri në 5 milionë euro, me mundësinë e transferimit në fund të sezonit për 30 deri në 32 milionë euro, pasi që Bakayoko është shumë i lumtur në Milano.

Gattuso dhe Bakayoko u panë duke shkëmbyer fjalë gjatë pjesës së parë të fitores 2:1 të Milanit të hënën në San Siro, pas së cilës Gattuso tha: “Unë i thashë Bakayokos të nxehet, por atij iu deshëm tetë minuta për t’u bërë gati”.

Në vend të Bakayokos, i cili u duk se e shau Gattuson, trajneri vendosi ta inkuadrojë në lojë Jose Maurin. Ky incident vjen vetëm pak pasi Bakayoko, i cili është i huazuar në Milan nga Chelsea, u detyrua t’u kërkojë falje bashkëlojtarëve pasi erdhi në stërvitje një orë me vonesë.

Bakayoko e kundërshtoi pretendimin e Gattusos për këtë incident, duke thënë se kishte qenë gati menjëherë për të hyrë në lojë dhe se ai vetëm i kishte përsëritur fjalët që ia kishte thënë trajneri.

(Kosova Sot Online)