“Sala, lojtarët u ndikuan nga vdekja e tij”

  • 08 May 2019 - 16:00
“Sala, lojtarët u ndikuan nga vdekja e tij”

 

Cardiff sezonin tjetër do të luajë në Championship sepse humbja 3-2 ndaj Crystal Palace zyrtarizoi rënien e tyre nga Premier League.

Trajneri Neil Warnock në intervistë pas ndeshjes u ndal të flasë më shumë për vdekjen e Emiliano Sala, të cilin ai e kërkoi në janar si përforcim për skuadrën dhe argjentinasi do të ishte çelësi i golave të tyre.

“Vdekaj e tij vendosi rënien në perspektivë. Ne ramë nga Premier League, por jeta është më e rëndësishme”, tha fillimisht Warnock.

“Nuk mund të llogarisësh diçka të tillë dhe nuk e mendoja se vdekja e Sala do ndikonte tek lojtarët në këtë mënyrë. Unë mendoj se Sala do të kishte shënuar 10 ose 15 gola, ai ishte tipi i lojtarit për të cilin kishim nevojë. Nuk ishte e thënë”, vijoi më tej trajneri i Cardiff.

Image

Kjo ishte hera e tretë që trajneri anglez provon rënien nga Premier League, pasi më 1992 ra me Notts County dhe në vitin 2007 me Sheffield United.

(Kosova Sot Online)