Lovren: Ja çfarë na tha Klopp para ndeshjes

  • 08 May 2019 - 16:47
Lovren: Ja çfarë na tha Klopp para ndeshjes

Liverpool ka përmbysur çdo parashikim dhe ka siguruar finalen e Champions League falë fitores së pabesueshme 4-0 të marrë në gjysmëfinalen e kthimit me Barcelona-n.

Një rezultat i paimagjinueshëm për këdo, por jo për trajnerin e "Të Kuqve", Jurgen Klopp, ndoshta arkitekti i vërtetë i kësaj mrekullie. Këtë e ka zbuluar qendërmbrojtësi i ekipit anglez, Dejan Lovren.

"Trajneri na ka bërë një fjalim fantastik para ndeshjes", ka thënë kroati për kanalin zyrtar të klubit. "Ka qenë i shkëlqyer dhe fjalët e tij na kanë ndihmuar të shkojmë në një nivel superior. Koncepti ka qenë 'Duhet të keni besim. Bindeni veten se mund ta bëni'".

"Nuk kisha dëgjuar kurrë një fjalim të tillë. 'Djema, kini besim. Një ose dy gola, edhe nëse nuk shënojmë në 15 minutat e para, nuk ka rëndësi. Kini besim në minutën e 65-të, 66-të dhe 67-të. Bashkë me mbështetjen e Anfield mund t'ia dalim. Djema, mund t'ia dalim'".

Në fund ka pasur të drejtë trajneri gjerman.

(Kosova Sot Online)