Gabimet e Alba-s i kushtuan me dy gola Barcelona-s

  • 08 May 2019 - 17:18
Gabimet e Alba-s i kushtuan me dy gola Barcelona-s

Liverpooli e mundi 4:0 Barcelonën në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale dhe kaloi në finale në Ligën e Kampionëve. Fajtor për gjysmën e këtyre golave është kryekëput mbrojtësi i majtë katalonas, Jordi Alba.

Mbrojtësi spanjoll, i cili e ka pasur një sezon fantastik me gjigantin katalonas, ishte fajtor për golin e parë dhe atë të dytë, që i dhanë Liverpoolit motiv dhe zemër për rikthimin historik.

Në fillim të ndeshjes, ai e ktheu një top mbrapa që përfundoi direkt e në këmbët e Sadio Mane, i cili e gjeti Jorgan Hendersonin goditja e të cilit u prit nga Marc-Andre ter Stegen por përfundoi në rrugën e Divock Origit, i cili shënoi në portën boshe.

Alba gaboi edhe te goli i dytë i Liverpoolit.

Trent Alexander-Arnold ia vodhi topin atij dhe e harkoi atë në zonë, nga ku Georginio Wijnaldum shënoi për 2:0.

(Kosova Sot Online)