Shoku i Ronaldos tallet keq me Messin

  • 08 May 2019 - 18:17
Shoku i Ronaldos tallet keq me Messin

Një mik i ngushtë i Cristiano Ronaldos, Jose Semedo, i është gëzuar tej mase triumfit të Liverpoolit ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, jo sepse është tifoz i anglezëve, por sepse kjo i ka ndihmuar atij të tallet me Barcelonën.

Jose Semedo është futbollist portugez edhe mik i ngushtë i Cristiano Ronaldos.

Liverpooli bëri rikthimi historik, pasi e kishte humbur 3:0 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Camp Nou, duke e mposhtur 4:0 Barcelonën në ndeshjen e kthimit në Anfield.

Menjëherë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, ai e hapi llogarinë e tij në Instagram për ta shfaqur lavdinë evropiane të bashkatdhetarit të tij.

Ai e ka krahasuar Ronaldon me Barcelonën.

Ai deshi ta nënvizojë faktin se gjiganti katalonas ka aq tituj në Ligën e Kampionëve në historinë e tij sa edhe sulmuesi i Juventusit, ish-asi i Real Madridit.

“Ai e bën këtë të duket gjë e lehtë… vetëm 34 vjeç… MBRET”, shkroi Semedo në Instagram.

Image

(Kosova Sot Online)