Moura nuk di si ta përshkruaj fitoren e mbrëmshme kundër Ajaxit: Futbolli është i mahnitshëm, na jep një moment si ky

  • 09 May 2019 - 08:00
Moura nuk di si ta përshkruaj fitoren e mbrëmshme kundër Ajaxit: Futbolli është i mahnitshëm, na jep një moment si ky

Heroi i Tottenham Hotspur, Lucas Moura deklaroi pas triumfit në Ligën e Kampionëve kundër Ajaxit “momenti më i mirë i jetës sime”.

Londinezët eliminuan holandezët në saje të golave si mysafir, ku rezultati i përgjithshëm ishte 3-3 (0-1).

Lucas Moura ishte realizator i tre golave në këtë takim, ku pas takimit ka folur për mediat e huaja.

Image

“Është e pamundur ta shpjegoj atë që e ndiej, jam shumë i lumtur dhe shumë krenar për shokët e ekipit tim. Gjithmonë besoj në këto momente, dhamë gjithçka në fushë dhe e merituam këtë moment – ne jemi familje. Ishte dhuratë e madhe nga Perëndia. Unë do të doja të ndaja me bashkëlojtarët, miqtë dhe familjen”.

“Jo vetëm unë, por gjithë shokët e ekipit dhe punëtorët tjerë, të gjithë kanë punuar shumë fortë. Ishte shumë e vështirë për të luajtur kundër Ajaxit, por gjithmonë kam besuar në shokët e ekipit tim”.

“Futbolli është i mahnitshëm – na jep një moment si ky, nuk mund ta imagjinojmë, momenti më i mirë në jetën time – në karrierën time, vetëm duhet t’ju them faleminderit shokëve të ekipit tim”, tha Moura.

Ndryshe, Tottenham në finale të ligës më elitare evropiane do të takohet me Liverpoolin, e cila eliminoi Liverpoolin.

(Kosova Sot Online)