Shikoni se si vogëlushi i Liverpoolit u tall me Messin në Anfield

  • 09 May 2019 - 10:27
Shikoni se si vogëlushi i Liverpoolit u tall me Messin në Anfield

Pasi gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes në Anfield mes Liverpoolit dhe Barcelonës, një tifoz i klubit anglez vendosi të hyjë në fushë dhe të tallet me Lionel Messin.

Lionel Messi shpeshherë përballet me tifozë që e adhurojnë atë dhe ia brohorasin emrin sapo të përfundojë ndeshja. Argjentinasi nuk merr duartrokitje vetëm në Camp Nou, mirëpo edhe nga kundërshtarët e tij, si rasti i Real Betisit këtë sezon.

Por, e marta ishte më ndryshe për yllin e Barcelona. Liverpooli e mposhti Barcelonën me rezultat 4:0 në Anfield dhe e siguroi vendin në finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4:3.

Messi u duk shumë i zhgënjyer kur gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes në Anfield dhe një vogëlush i sigurua që t’ia bënte natën edhe më të keqe argjentinasit, duke ia ngritur atij dy gishta. Kjo shenjë në Angli përdoret për të shprehur antipati apo zemërim ndaj dikujt.

Pas disfatës 3:0 në ndeshjen e parë, shumë tifozë kishin menduar se tashmë Liverpooli e kishte humbur një vend në finale të këtij sezoni, mirëpo golat nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum e përmbysën rezultatin e përgjithshëm dhe i lanë të tronditur lojtarët e Barcelonës.

Barcelona konsiderohej favorite për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, falë edhe Lionel Messit. Megjithatë, Liverpooli arriti t’i shënojë katër gola për të fituar me rezultat të përgjithshëm 4:3 dhe e siguroi vendin në finalen e këtij sezoni.

Tani, Liverpooli do të përballet me Tottenhamin në finale të këtij edicioni, që do të zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano” më 1 qershor. 

(Kosova Sot Online)