E pabesueshme, dyshja e Ajaxit që agjëroi vrapoi më shumë sesa disa të tjerë në fushë

  • 09 May 2019 - 13:23
E pabesueshme, dyshja e Ajaxit që agjëroi vrapoi më shumë sesa disa të tjerë në fushë

Hakim Ziyech dhe Noussair Mazraoui ishin duke agjëruar gjatë ndeshjes së mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit. Mirëpo, mungesa e ushqimit dhe pijes nuk duket se ndikoi në nivelin e tyre të energjisë.

Dyshja e klubit holandez luajti mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit, megjithatë agjërimin nuk e ndërprenë. Ata agjëruan edhe në fushën e lojës, deri në minutën e 24-të të ndeshjes, kur bënë iftar.

Në minutën e 24-të të ndeshjes bënë iftar dhe Ziyech e shënoi golin e dytë të Ajaxit vetëm 11 minuta pasi hëngri bukë dhe piu ujë.

Përkundër që ishin duke agjëruar, Ziyech dhe Mazraoui duket se kishin mjaft shumë energji, pasi që statistikat e lojës dëshmojnë se ata vrapuan më shumë në fushë sesa nëntë lojtarë të Tottenhamit.

Ajaxi e mbylli pjesën e parë të ndeshjes duke fituar me rezultat 2:0, pasi golat e shënuara nga Matthijs de Ligt dhe Ziyech ia dha atyre epërsinë me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Mirëpo, skuadra e Mauricio Pochettinos i mblodhi forcat për pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje dhe arriti ta sigurojë fitoren me rezultat 3:2, përkundër që kjo gjë dukej shumë e pamundur pas lojës në pjesën e parë.

Lucas Moura e shënoi një het-trik të paharrueshëm. Goli i tij i tretë, që ia siguroi londinezëve kualifikimin në finale të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, erdhi në minutën e 96-të të ndeshjes, vetëm disa momente para se të përfundonte ndeshja.

Tani, Tottenhami do të takohet me Liverpoolin në finalen angleze të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin e Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano”. 

(Kosova Sot Online)