Kuka: Majlindën e kemi dhuratë nga Zoti për popullin shqiptar

  • 09 May 2019 - 14:45
Kuka: Majlindën e kemi dhuratë nga Zoti për popullin shqiptar

Trajneri Driton Kuka ia ka bërë një urim special Majlinda Kelmendit me rastin e ditëlindjes së saj të 28-të

Majlinda Kelmendi e feston sot ditëlindjen e 28-të.

Dhe, sportistja më e madhe kosovare ka marrë urime të shumta për këtë ditë speciale për të.

Mirëpo, urimin më të mirë duket se ia ka bërë trajneri i saj, Driton Kuka, i cili ka shkruar fjalë emocionuese për kampionen olimpike.

Image

“Urime Majlinda rrnofsh edhe 100 vite të tjera. Kampionja jonë Olimpike sot feston ditëlindjen! Me punë si gjithmonë edhe sot. Majlinda emblema më e mirë Shqiptare e lirisë sonë të shtrenjtë. E kemi dhuratë nga Zoti për popullin Shqiptar për shpresën për një të ardhme. Krenar dhe mirënjohës têrë jeten!”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Majlinda Kelmendi është krenari e Kosovës, por edhe e krejt shqiptarëve.

Ajo është kampione evropiane, botërore dhe olimpike. Pra, ka fituar gjithçka në karrierë.

Image

(Kosova Sot Online)