Si do të luajnë Prishtina e Llapi, e zbulon Muhamet Dragusha

  • 09 May 2019 - 17:55
Si do të luajnë Prishtina e Llapi, e zbulon Muhamet Dragusha

Të shtunën futbolli i Kosovës do ta përjetojë njërën nga ndeshjet më të mëdha të vitit. Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të ballafaqohen Prishtina e Llapi, dy skuadra këto që po luftojnë për titull të kampionit.

Vetëm fitorja do t’i mbajë brenda objektivave, kështu që të dyja gaborret në fushë zbresin për ta dhënë maksimumin dhe nga fusha të dalin triumfues. Në fakt dy fitues nuk mund të kemi kështu që këtë herë do ta kemi një luftë shumë të ashpër.

Ish futbollisti i mirënjohur kosovar, Muhamet Dragusha i cili tash po punon si trajnerë me grupmosha të reja, në një bisedë për “Kosova Sot Online”, parasheh një ndeshje të fortë, derisa ka analizuar edhe mundësinë se si do të paraqiten skuadrat në këtë ballafaqim.

“Derbi i madh i cili po pritet me shumë entuziazëm si nga ana e shikuesve të te dy ekipeve po edhe vëmendje të madhe do të ketë edhe nga e gjithë Kosova, pasi po shohim një super kampionat me shumë rivalitet dhe dëshirë që të stolisën me titull kampioni”, ka thënë Dragusha për “Kosova Sot Online”.

Image

“Përparësia sigurisht se do të jetë për FC Prishtinën pasi luan derbin e sezonit në fushën e vet dhe para shikuesve të vetë që besoj do të jenë të shumtë në numër. Kur jemi te stadiumi ai ofron kushte për lojë dhe cilësia e tapetit është e lartë që të mundëson të luash lojë të bukur, ku pastaj varet nga koncepti i lojës dhe strategjia e cila zgjedhin trajnerët”, vlerësoj Muja duke folur për taktiken e lojës që do ta shfaqin trajnerët në lojës.

“Sa i përket taktikës mendoj se FC Llapi do të vijë në kryeqytet të zhvillojë lojën e vet të shpejtë dhe me shumë krosime pasi në qendër të sulmit është shtatgjati Ahmed Januzi me një superformë.

Në anën tjetër Prishtina do të mundohet sigurt mbrapa të luajë dhe me topa të gjatë të sulmojë golin kundërshtar, përparësi të lehtë në lojë i jap mesfushës së FC Llapit pasi ka lojtarë shumë cilësorë dhe të dalluar në futbollin kosovar”, ka thënë Dragusha i cili përfundimisht këtë ndeshje e sheh si “jetë a vdekje” për të dyja skuadrat.

Image

“Cila skuadër e humb këtë takim them se gjasat për titull do t’i shuhen pothuajse plotësisht, madje edhe barazimi do të ishte shumë i keq dhe nuk do t’i konvenonte asnjërës skuadër, kështu që them të shtunën gjithsesi do të kemi një fitues”, ka përfunduar Muhamet Dragusha.

Image

(Kosova Sot Online)