U largua nga stadiumi pas pjesës së parë, tifozi i Tottenham bëri gabimin më të madh në jetë

  • 09 May 2019 - 19:14
U largua nga stadiumi pas pjesës së parë, tifozi i Tottenham bëri gabimin më të madh në jetë

Tottenhami ka shkruar historinë mbrëmë në “Johan Crujiff Arena”, duke e mposhtur 3-2 Ajaxin për t’u kualifikuar në finale të Champions League.

Shumë tifozë mbrëmë kishin udhëtuar drejt Holandës për të mbështetur Tottenhamin kundër Ajaxit në gjysmëfinalen e dytë të UEFA Champions League.

Por, ata fillimisht mbetën të dëshpëruar pas 45 minutave lojë, pasi Ajaxi shënoi dy gola të shpejtë për rezultatin e përgjithshëm.

Kështu, një tifoz duket se humbi durimin dhe kishte postuar foto jashtë stadiumit duke treguar se po shkon, sipas të cilit, kjo eliminatore tashmë ishte mbyllur.

Përveçse se ka harxhuar paratë e biletës për t’u futur në stadium dhe ato për udhëtimin në Holandë, ai ka humbur edhe mundësinë për të parë super paraqitjen në pjesën e dytë dhe golin e tretë të Lucas Moura, që i ka dhuruar Tottenhamit finalen e parë të Champions League.

(Kosova Sot Online)