Messi tradhtohet nga trajneri: Prezenca e tij është tronditëse!

  • 09 May 2019 - 20:37
Messi tradhtohet nga trajneri: Prezenca e tij është tronditëse!

Messi dhe Argjentina, një binom që vazhdon të krijojë debat. Diferenca mes performancës së “Pleshtit” te Barcelona dhe asaj te përfaqësuesja është gjithmonë një peshë e stërmadhe për Lionel Messi.

Sulmuesi argjentinas ka marrë shpesh herë kritika të rënda për faktin që nuk arrin dot të jetë vendimtar në kombëtare, sikurse ia del me klubin.

Gjithmonë në krah dhe mbrojtje të numrit 10, trajneri i kombëtares së Argjentinës, këtë herë, ka theksuar një aspekt që shkon kundër “alienit”.

“Prezenca e Messit në fushë me Argjentinën mund të jetë tronditëse pë rata futbollistë të rinj”, deklaroi Lionel Scaloni në një intervistë të dhënë për “TNT Sports”.

Gjithsesi në vijim tekniku argjentinas preferoi të marrë anën e yllit të kombëtares dhe Barcelonës: “Është paradoks të flasësh për Messin në kombëtare. I kërkohet të japë pa fund, por në ndeshjet e luajtura me përfaqësuesen, rrallë herë mundet të mos ketë qenë në lartësinë e duhur”.

“Ajo që mund tu kërkojmë futbollistëve të kombëtares është që të bëjnë atë që realizojnë me klubet e tyre dhe të përfitojnë nga prezenca e Messit në fushë”, përfundoi Scaloni.

(Kosova Sot Online)