Rashica: Ky nuk është maksimumi, mundem edhe më shumë

  • 09 May 2019 - 21:21
Rashica: Ky nuk është maksimumi, mundem edhe më shumë

Rashica e ka vlerësuar shumë pozitiv sezonin që po lëmë pas në aspektin personal.

Talenti 22-vjeçar i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është duke shkëlqyer në vitin 2019 me Werder Bremen. Ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar edhe 5 asiste në 28 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, duke qenë një ndër lojtarët më të mirë të Werderit.

Rashica e ka vlerësuar shumë pozitivisht sezonin 2018/19, sidomos këtë vit, pasi ka pasur më shumë minuta.

Talenti i Kosovës, së bashku me trajnerin, Florian Kohfeldt, janë paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes të fundjavës kundër Hoffenheimit.

Duke treguar për sezonin pozitiv në aspektin personal, Rasica tregoi dëshirën e madhe të klubit për të zënë një vend që dërgon në Europa League, por kjo ëndërr u shua në pak javë, pasi dy xhiro para fundit të sezonit, kanë mbetur pesë pikë prapa.

“Kam luajtur më shumë në pjesën e dytë të sezonit. Ka qenë e rëndësishme për mua, tani duhet të mundohemi dhe t’i fitojmë 2 ndeshjet e fundit”, tha Rashica.

“Gjithmonë punoj shumë në stërvitje, gjatë ndeshjeve. Nganjëherë gjërat nuk shkojnë si duam ne, por ka qenë sezon fantastik për mua”.

(Kosova Sot Online)