Thaçi: Më mirë të kishim vetëm një kombëtare në futboll

  • 09 maj 2019 - 22:10
Thaçi: Më mirë të kishim vetëm një kombëtare në futboll

Presidenti Thaçi thotë se më mirë të ekzistonte vetëm një kombëtare shqiptare e futbollit.

Presidenti Hashim Thaçi thotë se ai do të donte që Kosova e Shqipëria të kishin vetëm një kombëtare të futbollit.

Ai në emision në Opinion ka deklaruar që ai beson qe do te ishte me mire te ekzistonte vetëm një kombëtare e përbashkët

“Edhe unë jam në favor që të kishim një kombëtare. Do të ishim me të fortë”, ka thënë Thaci, kur u pyet nga gazetaret për distancën e krijuar mes dy shteteve shqiptare.

Thaçi thotë se do të vazhdojnë të mundohen që Kosova e Shqipëria të jenë më afër me njëra-tjetrën.

(Kosova Sot Online)