Gola si shiu në ndeshjen Valencia-Arsenal

  • 09 May 2019 - 22:23
Gola si shiu në ndeshjen Valencia-Arsenal

Valencia nuk dorëzohet. Spanjollët kanë barazuar ndeshjen kundër Arsenal tetë minuta pasi Lacazette kaloi në avantazh 2-1 miqtë.

 

Gameiro, autori i golit të parë, ka shënuar edhe të dytin në minutën e 58-të, për 2:2 por e ka bërë në mënyrë qesharake.

Francezi, në fakt, ka dalë huq në tentativën e parë, por topi ka marrë një trajektore të çuditshme dhe ka përfunduar në portë.

Arsenal kryeson gjysmëfinalen e Europa League me rezultatin e përgjithshëm 5-3.

(Kosova Sot Online)