UEFA kritikohet pasi i rezervon për vete 67 për qind të biletave të finaleve

  • 10 May 2019 - 09:21
UEFA kritikohet pasi i rezervon për vete 67 për qind të biletave të finaleve

Tifozët e futbollit dhe klubet kanë mbetur shumë të zhgënjyera me shpërndarjen e biletave nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA, për finalet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës për këtë sezon.

Arsenali dhe Chelsea i kanë marrë nga vetëm 6 mijë bileta për tifozët e tyre për finalen e Ligës së Evropës, e cila do të zhvillohet në stadiumin Olimpik në Baku, që i ka 68,700 ulëse.

Përderisa UEFA i ka mbajtur për vete plot 56,700 bileta për vete, Arsenali ka bërë të ditur se do ta ketë shumë të vështirë dhe tifozët do të jenë të zemëruar me këtë numër kaq të vogël të biletave për finalen e 29 majit.

“Do të ketë mijëra tifozëve që e kanë mbështetur klubit për të gjithë jetën e tyre dhe kanë qenë pjesë e rrugëtimit tonë në Ligën e Evropës këtë sezon, të cilët s’do të kenë mundësi të gjejnë bileta për stadium”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Arsenali.

Klubi ka thënë se biletat do të shiten me çmime nga 26 në 121 funta. Shumica e biletave do të kenë çmim prej 43 funtash.

Ndërsa, Liverpoolit dhe Tottenhamit i janë dhënë nga 16.613 bileta për finalen e Ligës së Kampionëve, në stadiumin e Atletico Madridit, Wanda Metropolitano, që i ka 68 mijë ulëse. Kjo do të thotë që UEFA i ka mbajtur për vete 34,774 bileta.

Kjo do të thotë që 82.5 për qind të biletave të finales së Ligës së Evropës janë të rezervuar nga UEFA, ndërsa 51.44 për qind të finales së Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)