Çfarë tha Messi gjatë përplasjes me tifozët e Barcelonës në aeroportin e Liverpoolit

  • 10 May 2019 - 10:13
Çfarë tha Messi gjatë përplasjes me tifozët e Barcelonës në aeroportin e Liverpoolit

Lionel Messi, që zakonisht është i qetë, u përfshi në një përleshje me vetë tifozët e Barcelonës në aeroport, gjatë kohës sa ai po kthehej nga Liverpooli në Barcelonën, të martë. Argjentinasi i kishte pyetur ata se çfarë problemi kanë me të.

Ylli argjentinas nuk kishte qenë në gjendje ta ndalë skuadrën e Jurgen Kloppit, që e përmbysi rezultatin nga disfata 3:0 në ndeshjen e parë në fitore 4:0 në ndeshjen kthyese. Me këtë fitore në gjysmëfinale, Liverpooli e siguroi një vend në finale të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, Mundo Deportivo raporton se Messi, i cili vlerësohet nga shumë tifozë si futbollisti më i mirë në botë, u kap me disa tifozë të zemëruar, të cilët iu kundërvunë atij në aeroportin “John Lennon Airport”.

“Cili është problemi juaj? Çfarë bëra gabim”, u kishte thënë Messi tifozëve, sipas po të njëjtës gazetë gazetë spanjolle.

Argjentinasi u largua nga stadiumi “Anfield” me lot në sy dhe ishte e qartë që ai ishte i zemëruar me rezultatin tronditës të ndeshjes.

Ai nuk shkoi në aeroport me bashkëlojtarët e tij, sepse u ndal për teste kundër dopingut dhe u detyrua të bëjë plane të tjera për t’u kthyer në Spanjë. Lojtari që zgjidhet për testet kundër dopingut bëhen në mënyrë rastësore.

Pas kësaj, Messi u shoqërua në aeroport nga rojet personale të sigurimit dhe trajneri Pepe Costa. Brenda në aeroport, një grup i vogël i tifozëve thuhet se iu kundërvunë Messit dhe sigurimi u detyrua ta largojë argjentinasin nga aty që të mos eskalojë situata.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes dy skuadrave, Messi kishte shkëlqyer me dy golat e tij, njëra prej të cilave kishte qenë nga gjuajtja e lirë. Por, në ndeshjen kthyese, ai nuk arriti të bëjë asgjë për ta ndalur Liverpoolin, që fitoi me rezultat 4:0, falë golave të Divock Origit dhe Georginio Wijnaldumit. 

(Kosova Sot Online)