Të gjitha garat e futbollit që do të zhvillohen këtë verë

  • 10 May 2019 - 11:10
Të gjitha garat e futbollit që do të zhvillohen këtë verë

Sezoni i futbollit për klubet evropian po i afrohet fundit dhe përballja e Tottenhamit dhe Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve do ta përmbyllë këtë sezon. Por, kjo s’do të thotë që edhe futbolli merr fund deri në hapjen e sezonit tjetër.

Këtë verë do të ketë vazhdimisht gara të futbollit përreth globit, duke filluar nga finalet e Ligës së Kombeve te Kupa e Amerikës dhe Kupa e Kombeve të Afrikës.

Po ashtu, ekipi i grave të Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të tentojë ta shkruajë historinë duke e fituar për të katërtën herë titullin e Kupës së Botës këtë vit, që zhvillohet në Francë.

Garat që do të zhvillohen këtë verë:

1. Finalet e Ligës së Kombeve

2. Kupa e Amerikës

Edicioni i 46-të i Kupës së Amerikës do të zhvillohet këtë verë, nga qershori deri në korrik, përderisa ekipet kombëtare më të mëdha dhe më të mira të Amerikës së Jugut do të garojnë për titullin kampion.

3. Kupa e Kombeve të Afrikës

Edicioni i 32-të i SFCON do të zhvillohet këtë verë nga 21 qershori deri më 19 korrik. Gara është shtyrë për një javë për t’ua dhënë lojtarëve një pushim pas muajit të Ramazanit.

4. Kupa e Botës në kategorinë e grave

Kupa e Botës në kategorinë e grave do të zhvillohet këtë vit në qershor dhe në korrik në disa qytete të ndryshme të Francës. Ekipi kombëtar i SHBA-së do të tentojë ta fitojë për herë të katërt radhazi titullin e kampionit.

5. Kupa e Artë

Kupa e Artë është kampioni i Amerikës Qendrore, Veriore dhe regjionit të Karaibeve. Në këtë garë do të marrin pjesë ekipe si Meksika, Kanadaja dhe Panama.

6. Kampionati Evropian në kategorinë e ekipeve kombëtare U-21

Edicioni i 22-të i Kampionatin Evropian U-21 do të zhvillohet në Itali, nga 16 deri më 30 qershor të këtij citi. Dymbëdhjetë ekipe kombëtare do të luajnë këto, me lojtarë që kanë lindur më ose pas 1 janarit të vitit 1996

7. International Champions’ Cup 2019

ICC është një garë vjetore ku garojnë disa nga klubet më të mëdha të botës gjatë verës, si turne parasezonal. Aty do të marrin pjesë Real Madridi, Inter, Bayerni, Juventusi e Manchester Unitedi.

(Kosova Sot Online)