Plani pesëpikësh i Barcelonës për t’u ringjallur pas disfatës ndaj Liverpoolit

  • 10 May 2019 - 11:20
Plani pesëpikësh i Barcelonës për t’u ringjallur pas disfatës ndaj Liverpoolit

Përderisa skuadra e Ernesto Valverdes po shkon drejt një tjetër sezoni me dy trofe të fituara në Spanjë, qëllimi i tyre për këtë sezon ishte triumfi në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas vitit 2015.

Barcelona dukej se e kishte njërën dorë në finale të Ligës së Kampionëve kur e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Liverpoolit me rezultat 3:0. Megjithatë, klubi anglez i tronditi katalonasit duke e përmbysur rezultatin me fitore 4:0 në ndeshjen kthyese.

Pasi ata dështuan në këtë qëllim, bordi drejtues i Barcelonës e ka krijuar një plan pesëpikësh për të tentuar të ringjallen pas rënies që e gjithë bota e pa në “Anfield”, sipas të përditshmes angleze.

Triumfi në garën kundër Manchester City dhe Manchester Unitedit për De Ligtin

Barcelona e di se duhet ta transferojë “Gerard Piquen e ri” gjatë verës, përkundër që spanjolli ka qenë mjaft mbresëlënës këtë sezon. Katalonasit e kanë identifikuar kapitenin e Ajaxit, Matthijs de Ligtin, për të cilin janë të interesuar edhe Manchester City dhe Manchester Unitedi.

Kthimi i Xavit për ta zëvendësuar Valverden në të ardhmen

Disfata kundër Liverpoolit këtë sezon dhe ajo kundër Romës sezonin e kaluar kanë ngritur dyshime mbi të ardhmen e Ernesto Valverdes në klub. Bordi dëshiron ta kthejë Xavin në klub duke ia dhënë atij detyrën e trajnerit të ekipit B, ndërsa më vonë mund ta marrë pozitën e trajnerit të parë.

Shitja e lojtarëve për të blerë të tjerë

Për shkak që Barcelona ka bërë blerje të mëdha gjatë dy vjetëve të fundit, katalonasit do të duhet t’i shesin disa lojtarë para se të blejnë të tjerë. Ndër lojtarët që raportohet se do të shiten janë Ivan Rakitici dhe Samuel Umtiti.

Zgjidhja e problemit të Coutinhos

Braziliani i transferuar për 142 milionë funta nuk e ka dëshmuar vetën në Barcelonë. Klubi katalonas dëshiron ta shesë, por asnjë klub nuk ka shprehur interesim për të.

Transferimi i Griezmannit

Përkundër që Antoine Griezmann i refuzoi vitin e kaluar, Barcelona do të tentojë edhe një herë të fundit për ta transferuar francezin, tani që Luis Suarez po shkon drejt fundit të karrierës. 

(Kosova Sot Online)