Dënohet Neymari

  • 10 May 2019 - 11:59
Dënohet Neymari

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymari, është dënuar me vetëm tri ndeshje pezullim për shkak se e kishte grushtuar një tifoz të Rennais pas disfatës në finalen e Kupës së Francës. Dënimi për të mund të ishte nga tre deri në tetë ndeshje pezullim

Neymari e grushtoi një tifoz, i cili e provokoi gjatë kohës sa braziliani po shkonte për ta marrë medaljen e argjendtë të Kupës së Francës, pas disfatës kundër Rennais.

Neymari mund të dënohej deri më tetë ndeshje pezullim, mirëpo Federata e Futbollit e Francës ka vendosur ta pezullojë atë vetëm për tri ndeshje. Dënimi do të fillojë me ndeshjen kundër Angers dhe braziliani do të mungojë edhe në dy ndeshjet e tjera të mbetura këtë sezon.

Klubi francez i shpenzoi 222 milionë euro për ta sjellë Neymarin në Paris. Mirëpo, në dy sezonet që nga transferimi i tij, braziliani ka luajtur në vetëm 55 ndeshje, apo 4,778 minuta. Vetëm në sezonin 2015/16, ai kishte luajtur 4,343 minuta për Barcelonën.

Të dy sezonet e tij me klubin francez përfunduan në shkurt për shkak të lëndimeve dhe përkundër që PSG-ja nuk pati nevojë për të për ta siguruar titullin e Ligue 1, ata nuk i kanë arritur pritshmëritë në Ligën e Kampionëve.

Sezonin e kaluar, ai mundoi në ndeshjen kthyese në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, përkundër në sezonin 2018/19 ai nuk luajti në asnjërën ndeshje kundër Manchester Unitedit.

Neymari ka performuar nën nivelin e tij që nga transferimi në Camp Nou, përfshirë këtu edhe turneun e Kupës së Botës gjatë verës së vitit të kaluar, ku ai mori shumë kritika për simulime.

Sulmuesi brazilian u kritikua edhe që mori pjesë në karnavalin e Rios, përderisa ishte duke u rikuperuar nga një lëndim serioz në PSG. Tani, ai ka kaluar nga një pretendent për Topin e Artë në lojtarin e 12-të në këtë garë.

Këtë sezon, ai i mallkoi e i shau gjyqtarët për eliminimin e PSG-së nga Liga e Kampionëve, në duart e Manchester Unitedit. Për këtë arsye, ai u dënua nga UEFA me tri ndeshje pezullim.

(Kosova Sot Online)