Solskjaer s’beson se Man Unitedi do të jetë në garë për titullin e Premierligës sezonin tjetër

  • 10 May 2019 - 12:25
Solskjaer s’beson se Man Unitedi do të jetë në garë për titullin e Premierligës sezonin tjetër

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, nuk beson se skuadra e tij do të jetë në garë për ta fituar titullin e Premierligës sezonin tjetër, duke shtuar se një gjë e tillë do të ishte një mrekulli për “Djajtë e kuq”.

Ole Gunnar Solskjaer, i cili kishte qenë heroi i “Djajve të kuq” në skuadrën e tripletës së vitit 1999, u kthye në Old Trafford në dhjetor dhe atij iu besua detyra e shpëtimit të skuadrës së Manchester Unitedit këtë sezon.

Jose Mourinho ishte shkarkuar nga pozita e trajnerit pasi skuadra e tij, që kishte përfunduar në pozitën e dytë sezonin e kaluar, mbeti 19 pikë prapa liderit të Premierligës, për shkak të rezultateve të këqija.

Solskjaer arriti ta ringjallë skuadrën e “Djajve të kuq” në fillim, duke i rritur shpresat që ata të përfundojnë në top katërshe të Premierliga, por tani këto shpresa janë shuar dhe Manchester Unitedi do të garojë në Ligën e Evropës sezonin e kaluar.

“Mendoj se kam qenë shumë i sinqertë duke thënë se do të ishte një mrekulli nëse sezonin tjetër jemi në garë për titullin e Premierligës sepse kemi mbetur kaq shumë prapa me pikë për momentin”, ka thënë Solskjaer.

“Kështu që sezonin tjetër në duhet ta mbyllim këtë diferencë. Nëse arrijnë të jemi deri në shkurt apo mars afër liderit, kjo do të jetë fantastike. Por, edhe nëse nuk ndodh, kjo verë do të jetë për lojtarë që mund të qëndrojnë në klub për vite të tëra”.

(Kosova Sot Online)