Finalja e Championsit dhe Europa Leagues me shumë shqiptarë

  • 10 May 2019 - 12:37
Finalja e Championsit dhe Europa Leagues me shumë shqiptarë

Shaqiri, Xhaka e Mustafi do të luajnë në finale të dy garave më të rëndësishme në Evropë.

Futbollistët shqiptarë po tregohen mjaft të suksesshëm në Evropë.

Ata nuk mungojnë asnjëherë në garat më të forta evropiane.

Madje, këtë sezon do të shohim shqiptarë në fushë edhe në dy finalet e mëdha të Ligës së Kampionëve dhe të Europa Leagues.

Në fakt, në finale të dy kompeticioneve më të rëndësishme evropiane do t’i shohim tre shqiptarë, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën e Shkodran Mustafin.

Shaqiri e siguroi finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në karrierë.

Ai e kishte fituar Championsin me Bayern Munichun, ndërsa tash do ta synojë trofeun e dytë me Liverpoolin në finalen e Madridit, ku do të ketë punë me Tottenhamin.

“Reds” e përmbysën Barcelonën duke e mposhtur 4:0 në gjysmëfinale, derisa ndeshjen e parë e kishin humbur 3:0, shkruan Gazeta Express.

E shqiptarë do të shohim edhe në finale të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm evropian – Europa League.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi e siguruan finalen të enjten me Arsenalin pas fitores ndaj Valencias.

Fitorja 4:2 në Spanjë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale ua siguroi një vend në finale londinezëve dhe dyshja shqiptare e ka mundësinë ta fitojë këtë trofe të çmuar nëse e mposht Chelsean në finale.

Futbollistët shqiptarë mund të takohen në mes vete në Superkupën e Evropës, nëse Liverpooli e fiton Championsin dhe Arsenali Europa Leaguen.

Image

(Kosova Sot Online)