Milan po e synon Mustafin

  • 10 May 2019 - 13:37
Milan po e synon Mustafin

Nëse skuadra italiane AC Milan kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë ata do të kërkojnë që të punojnë intensivisht në verë për tu përforcuar me transferime të reja.

Në vecanti thuhet se do të shqyrtohet mbrojtja e skuadrës , me dy mbrojtës të ri për të zëvendësuar Abaten dhe Zapatan.

Sic është raportuar nga Tuttosport, emri i ri për mbrojtjën e Milanit është shqiptari Shkodran Mustafi.

Gjermani i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 2014 , nuk e ka bindur plotësisht stafin teknik dhe mbi të gjitha tifozët e Arsenalit, të cilët pas një sezoni tjetër zhgënjyes kanë shprehur se dëshirojnë largimin e shqiptarit.

Pavarsisht se Arsenali ka shpenzuar 41 milionë euro për të nënshkruar me Mustafin nga Valencia, pritet që ata të jenë të gatshëm ta lirojnë shqiptarin me klauzolën prej më pak se 20 milionë euro, ndërsa Gazidis thuhet se ka propozuar lojtarin për mbrojtjën e Milanit, të cilët kanë punuar së bashku në Londër.

(Kosova Sot Online)