FFK-ja konfirmon, 7 skuadra kosovare janë licencuar për garat evropiane

  • 10 May 2019 - 14:15
FFK-ja konfirmon, 7 skuadra kosovare janë licencuar për garat evropiane

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare te Federatës së Futbollit të Kosovës. Tri skuadrat që janë duke luftuar për titullin e kampionit, Feronikeli, Llapi dhe Prishtina kanë marrë licenca.

Ndërkohë është licencuar edhe Trepça ’89 që është finalist i Digitalb Kupës së Kosovës.

Tre skuadrat tjera që janë licencuar janë kampioni në fuqi Drita, rivali i saj lokal Gjilani dhe Ballkani.

“Komisioni i Shkallës së Parë për licencimin e klubeve për garat e UEFA-së, pas takimeve të veta nga data 2 maj deri sot me datë 10 maj ka shqyrtuar dokumentacionin e shtatë klubeve që kanë aplikuar për procesin e licencimit për garat e UEFA-s për edicioni 2019/2020 dhe ka marrë vendim që t’ u jap licensat 7 klubeve si në vijim KF Feronikeli, FC Prishtina, FC Llapi, KF Drita,KF Trepça 89, KF Ballkani dhe KF Gjilani”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë që në garat evropiane do të dalë kampioni i Kosovës dhe fituesi i Kupës, por në rast se do të jetë fitues i Kupës Feronikeli dhe njëherit del edhe kampion, atëherë në Ligën e Evropës do të kualifikohet skuadra që zë vendin e dytë.

(Kosova Sot Online)