Shitja e Coutinhos do t’ia shpëtonte Barcelonës 25 milionë euro

  • 10 May 2019 - 14:39
Shitja e Coutinhos do t’ia shpëtonte Barcelonës 25 milionë euro

Barcelona dëshiron ta shesë Philippe Coutinhon gjatë afatit kalimtar të verës pas një tjetër sezoni zhgënjyes edhe për klubin, edhe për tifozët. Braziliani nuk i ka arritur pritshmëritë që ishin krijuar për të si lojtarin më të shtrenjtë në histori të klubit katalonas.

Sa i përket aspektit ekonomik, klubi do të përfitonte nga shitja e Coutinhos gjatë vitit 2019, për shkak të klauzola të përfshira në kontratën e tij.

Braziliani arriti në Camp Nou para një viti e gjysmë për 120 milionë euro, plus 40 milionë euro të tjera me bonuse.

The Guardian i kishte publikuar klauzolat e kontratës së Coutinhos me Barcelonën, që në atë kohë vlerësoheshin si logjike. Këto klauzole bëjnë që nëse Coutinho shitet këtë verë, Barcelona do t’i shpëtojë 25 milionë euro për klubin spanjoll.

Barcelona duhej t’ia paguante Liverpoolit 40 milionë euro në shtesa, të ndara në variabla prej 5 milionë eurove për kualifikim në Ligën e Kampionëve vitin e parë dhe 5 milionë të tjera për të njëjtin sukses në sezonin e dytë të brazilianit me klubin katalonas. Barcelona ia pagoi edhe pesë milionë euro të tjera pasi Coutinho i arriti 25 paraqitje me klubin.

Megjithatë, Barcelona ende nuk është detyruar t’ia paguajë Liverpoolit edhe 25 milionë euro të tjera. 20 milionë euro prej tyre duhej të paguhen pasi Coutinho t’i arrijë 100 ndeshje me Barcelonën dhe pesë milionë euro të tjera për triumf në Ligën e Kampionëve.

Sipas këtyre klauzolave, Barcelona mund t’i shpëtojë këto 25 milionë euro nëse arrin ta shesë Coutinhon këtë verë.

(Kosova Sot Online)