Më në fund edhe Tottenhami blen lojtar

  • 10 May 2019 - 15:48
Më në fund edhe Tottenhami blen lojtar

Më në fund erdhi radha e Tottenhamit për të goditur në merkato! "Gjelat" kanë 1 vit që nuk kanë afruar asnjë futbollist duke thyer rekorde pas rekordesh. Trajneri Mauricio Pochettino nuk kishte financa për të afruar lojtarët që donte, por pavarësisht kësaj arriti finalen e Champions Leagues për herë të parë në histori të klubit.

 

Merkatoja e verës duket se do të jetë më e zjarrtë për Tottenhamin, pasi të ardhurat janë rritur nga stadiumi i ri dhe fitimet në Champions. Stafi teknik ka vendosur në fokus lojtarin e Evertonit, Andres Gomes. Mesfushori është i huazuar deri më 30 qershor nga Barcelona te Evertoni.

Image

"Gjelat" duan të futen në mes dhe të bindin Barcelonën t'i japin 25-vjeçarin për 30 milionë euro. Një marrëveshje e tillë pëlqehet dhe nga Barcelona që është gati të lërë të lirë portugezin. Ky i fundit nuk ka vend në Camp Nou prandaj duhet të gjejë një ekip tjetër ku të luajë.

(Kosova Sot Online)