Griezmann është penduar që i tha jo Barcelonës

  • 10 May 2019 - 16:50
Griezmann është penduar që i tha jo Barcelonës

Griezmann e ka kuptuar gabimin që bëri vitin e kaluar, por s’do ta përsërisë sipas “Jugones”, nëse Barcelona shpreh interesimin sërish për francezin

Griezmann do të bëjë të pamundurën që të përmirësojë gabimin që bëri vitin e kaluar, duke i thënë jo Barcelonës dhe mundësisë për të ndarë gjithçka, brenda dhe jashtë fushe me njërin prej më të mirëve në histori, Lionel Messin.

Sipas asaj që raporton “Jugones”, gjithmonë duke iu referuar “Le Parisien”, Griezmann dëshiron që vitin e ardhshëm ta veshë fanellën e Barçës.

“Le Parisien” shkruan se sulmuesi francez i ka rënë pishman dhe e ka kuptuar se mënyra më e mirë për të fituar trofe, është që të luajë në Barcelonë.

Nëse Barcelona pyet këtë verë për francezin, që raportohet se është e mundshme pas asaj që ndodhi në “Anfield”, ku Barcelona humbni 4-0 nga Liverpooli dhe po kërkon të bëjë ndryshime, atëherë 28-vjeçari s’do të hezitojë dhe t’i thotë po kësaj radhe katalunasve.

Griezmann është pjesë e Atletico Madridit që nga viti 2014. Ai ka bërë 252 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar 133 gola.

(Kosova Sot Online)