Thuchel sulmon Neymarin

  • 10 May 2019 - 17:08
Thuchel sulmon Neymarin

Neymar u dënua nga Komisioni Disiplinor i Francës me 3 ndeshje pezullim, pasi goditi një tifoz në finalen e Kupës ndaj Rennes. PSG humbi dhe tifozi u tall me lojtarët parisinë në momentin që po merrnin medaljet. Braziliani nuk duroi dhe e goditi.

Trajneri Thomas Tuchel ka folur në lidhje me rolin e brazilianit në ekip dhe e pranoi se momentalisht nuk e sheh sulmuesin si kapiten. Numri një i stolit e mbron Ney duke theksuar faktin se lider në ekip mund të jesh në mënyra të ndryshme jo vetëm duke mbajtur shiritin e kapitenit.

"Ka shumë mënyra për të demostruar lidershipin, jo vetëm të jesh kapitan. Neymar nuk është i njëjti lider me Thiagon, Marquinhos apo Buffonin. Ai është ndryshe, shumë kreativ dhe mund të jetë lider me kreativitetin e tij, pasi është shumë trim. Ai nuk ka frikë kurrë është gjithmonë ofensiv. Jam i lumtur me Thiagon si kapiten dhe Markinjon si zëvendës, nuk do e ndryshoj nëse nuk është e nevojshme".

(Kosova Sot Online)