Piu ujë të ftohtë pas ndeshjes, futbollisti 27-vjeçar ndërron jetë

  • 10 May 2019 - 17:18
Piu ujë të ftohtë pas ndeshjes, futbollisti 27-vjeçar ndërron jetë

Një futbollist amator ka humbur tragjikisht jetën, pasi pësoi arrest kardiak. Nga hetimet e para rezulton se shkak i vdekjes së 27-vjeçarit, u bë një gotë me ujë të ftohtë që e piu pas ndeshjes.

“Mirro” shkruan se Ludwin Florez Nole nga Piura e Perusë, sapo kishte mbaruar një ndeshje futbolli kur nisi të ndihej keq dhe shkoi në shtëpi.

Lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit ka folur bashkëshortja e tij, e cila ka thënë se ai kishte pirë një gotë me ujë të akullt dhe vetëm pak kohë më pas kishte nisur të kishte dhimbje në kraharor.

Image

Ajo ka shtuar se e kanë nisur menjëherë për tek një klinikë që ndodhej pranë, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës.

“Mjekët më thanë se ai ka pësuar atak në zemër pasi kishte pirë shumë ujë të ftohtë ndërkohë që trupi i tij ishte ende i ngrohtë”, ka shtuar gruaja.

Image

Ndërkohë mjekët besojnë se uji i ftohtë ndryshoi rrahjet e zemrës duke shkaktuar një refleks kardiovaskular, ndonëse është diçka e rrallë që lëngjet e ftohta të shkaktojnë një gjendje të tillë.

(Kosova Sot Online)