Të gjithë donin finale Barça-City, Klop thumbon: Nuk kanë vlerë vetëm paratë…

  • 10 May 2019 - 19:19
Të gjithë donin finale Barça-City, Klop thumbon: Nuk kanë vlerë vetëm paratë…

Jurgen Klopp është padyshim një nga trajnerat më të përfolur të ditëve të fundit, pas asaj që Liverpuli arriti ndaj Barcelonës.

Por gjermani ka dashur të ulë pak tonet në prag të ndeshjes në kampionat ndaj Wolwes-it. Në konfrencën për shtyp para mediave iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, që më shumë i drejtoheshin “epin” të së martës.

“Të gjithë janë duke u marrë me ndeshjen ndaj Barcelonës. Më kanë ardhur miliona mesazhe për këtë ndeshje, po asnjë për atë ndeshje që kemi ndaj Wolves-in në kampionat. Duhet të përqendrohemi te kjo ndeshje, e cila në asnjë moment nuk e zvogëlon atë që kemi bërë ndaj Barcelonës. Sigurisht ishte një nga momentet më të bukura të historisë së futbollit, jo vetëm për Liverpulin. Tani le të përqendrohemi te ndeshja e radhës”.

Finalja e Championsit? “Njerëzit flasin shumë për paratë, por nuk vlen vetëm ajo. Vetëm shikoni se si Totenhemi e kaloi verën e kaluar, pa blerë asnjë lojtar. Ne arritëm në finale se ishte dëshira jonë dhe e donim shumë atë. Të gjithë do të prisnin finalen Barcelona-Siti”.

“Në Ligën e Evropës ka pasur shumë ekipe të mira si Valenca apo Napoli, por ky vit duket që është i Anglisë”.

(Kosova Sot Online)