Kur do të zhvillohen ndeshjet e barazhit?

  • 10 May 2019 - 21:52
Kur do të zhvillohen ndeshjet e barazhit?

Edicioni 2018/19 i Ipko Superligës po vlerësohet si më interesanti që nga periudha e pasluftës në Kosovë.

Tri skuadra me gjasa të barabarta për titull tri xhiro para fundit e bëjnë këtë edicion të jashtëzakonshëm.

Por, jo vetëm kaq. Janë edhe gjashtë ekipe tjera me gjasa pothuajse të barabarta për t’i ikur barazhit.

Ato në dy xhirot e fundit (sot i zhvilluan ndeshjet e xhiros 31) do të tentojnë të bëjnë maksimumin që t’i shmangen barazhit.

Por, nëse mbeten në ‘zonën e kuqe’, atëherë do të luajnë më 1 dhe 2 qershor, shkruan Gazetasheshi.com.

Këto janë datat e barazhit të përcaktuara nga FFK, teksa për stadiumin ende nuk është vendosur për faktin se ende nuk dihet se kush do të luajë në ‘play-out’.

Megjithatë, nëse Trepça ’89 arrin t’i ikë barazhit, gjasat janë që ato të luhen në ‘Riza Lushta’. 

(Kosova Sot Online)