UEFA shpjegon vendimin për ndarje të biletave për Europa League

  • 10 May 2019 - 23:34
UEFA shpjegon vendimin për ndarje të biletave për Europa League

UEFA ka mbrojtur vendimin e saj për këtë ndarjen e biletave për tifozët e klubeve angleze Chelsea dhe Arsenal, që do marrin vetëm nga 6 mijë tiketa secili për finalen në Europa League që do të zhvillohet me 29 maj në Baku.

Fitorja 7-3 e Arsenalit ndaj Valencias dhe fitorja në penallti e Chelsea ndaj Frankfurtit të enjten kanë dhënë si rezultat një finale krejtësisht angleze në Europa League.

Është hera e parë që katër reprezentues të një lige janë në të dyja garat e Evropës, teksa Liverpooli dhe Tottenhami përballen në finalen e Ligës së Kampionëve me 1 maj në Madrid.

Gjithsesi, tifozët e të dyja skuadrave kanë mbetur të dëshpëruar nga ndarja e biletave nga UEFA, pasi s’do të marrin më shumë se 6 mijë, duke marrë parasysh që stadiumi olimpik në kryeqytetin azerë ka një kapacitet prej 70 mijë shikuesve.

Gjithsesi UEFA këmbëngul se zgjedhja e saj është e drejtë.

“Bazuar në eksperiencat e fundit të UEFA-s me finalet e Europa Ligës dhe Super Kupës në stadiume të ndryshme, dhe kërkesat e tifozëve ndryshojnë nga klubi në klub. Natyrisht është e pamundur që të parashikojmë se cili klub do arrijë në finale dhe stadiumi mikpritës vendoset dy vite më herët”, shkruan UEFA në një deklaratë zyrtare.

“Duke marrë parasysh këto më sipër, më e rëndësishmja është lokacioni gjeografik dhe kapaciteti logjistik i aeroporteve në dhe rreth qytetit pritës, u vlerësua se rreth 15,000 spektatorë do të mund të udhëtonin nga jashtë, me Baku si qendër kryesore. Ofrimi i më shumë biletave për tifozë të ekipeve pjesëmarrëse, pa asnjë garanci që ata do arrinin të udhëtonin nuk ishte një opsion me përgjegjësi”, shkruan tutje në deklaratë.

Arsenali ka thënë të enjten se ata janë në diskutime me UEFA-në për ndarjen e biletave, edhe pse një rritje në numër nuk pritet të ndodhë.

(Kosova Sot Online)