Pas Italisë, edhe FIFA e pezullon Raiolan

  • 11 May 2019 - 08:38
Pas Italisë, edhe FIFA e pezullon Raiolan

Kryetari i Komisionit të Disiplinës në FIFA ka marrë këtë të premte vendimin fatal ndaj menaxherit të famshëm, Mino Raiola.

Kështu, struktura e institucionit më të rëndësishëm futbollistik në planet ka vendosur të zgjerojë efektet e dënimit të marrë një ditë më parë nga Federata Italiane e Futbollit FIGC.

Masa me pezullim të aktivitetit ndaj Carmine dhe Vincenzo Raiola tashmë ka efekt global dhe shtrihet përtej Italisë, për të bllokuar lëvizjet menaxheriale të dyshes në të gjithë botën, respektivisht për një periudhë me afat 3 dhe 2 muaj.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës në FIFA, sikurse u njoftua të premten, hynë në fuqi menjëherë.

(Kosova Sot Online )