Tifozi, Hazardit në ceremoninë e Chelsea “nënshkruaje kontratën”, belgu ia kthen “ku është lapsi?”

  • 11 May 2019 - 09:41
Tifozi, Hazardit në ceremoninë e Chelsea “nënshkruaje kontratën”, belgu ia kthen “ku është lapsi?”

Eden Hazard me shaka është përgjigjur ‘ku është lapsi’?, kur është pyetur nga një fans i Chelsea që të nënshkruajë kontratën në ceremoninë e fundit të sezonit të “Bluve të Londrës”.

Ishte natë fantastike për Eden Hazard në ceremoninë e Chelseas. Ai ka fituar het-trik të çmimeve; “Lojtari më i mirë i Chelsea”, “Lojtari më i mirë i zgjedhur nga bashkëlojtarët” dhe “Goli i Sezonit” – asnjë lojtar në histori të “Bluve të Londrës” nuk i ka fituar tri çmimet në një sezon që mund të jetë i fundit, sepse futbollisti për kërkohet nga Real Madridi.

Nata u bë edhe më interesante kur një tifoz, me zë të lart nga prapa bërtiti; “Nënshkruaje kontratën!”. Hazard buzëqeshi dhe reagoi me shaka, duke thënë; “Ku është stilolapsi?”.

Ai më pas shtoi “kam marrëdhënie të shkëlqyer me fansat”, teksa u shpreh i lumtur për çmimet e fituara.

Asnjë lojtarë i Bluve nuk ka shënuar më shumë gola se Eden në sezonin 2018/19, ai e ka gjetur rrjetën 19 herë, derisa ka asistuar edhe 16 të tjera në 50 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.

(Kosova Sot Online)