Haxhi Krasniqi sonte do të kërkojë të mbrojë titullin evropian

  • 11 May 2019 - 11:18
Haxhi Krasniqi sonte do të kërkojë të mbrojë titullin evropian

ëSonte do të zhvillohet dueli i vitit për boksierin shqiptar Haxhi Krasniqi. Ai për kundërshtar do ta ketë gjermanin Stefan Haertel.

Viti i kaluar ishte mjaft mbresëlënës për Haxhi Krasniqi, pasi që boksieri kosovar u konfirmua kampion i Evropës në boksin profesionist.

Mirëpo, junikasi synon të arrijë më shumë se kaq në karrierën e tij.

Ai gjithmonë ka bërë të ditur se dëshiron të shpallet kampion bote.

Për ta bërë ëndrrën e tij realiteti, Krasniqi është ka ushtruar shumë muajve të fundit dhe sonte do të luftojë me Stefan Haertel për titullin evropian në kategorinë e mesme që do të zhvillohet në Magdeburg.

Magdeburgu është vend i veçantë për Haxhiun pasi ai ka jetuar gjashtë vite aty.

Kjo ndeshje ishte shtyrë nga nëntori i vitit të kaluar pasi që Haertel nuk ishte në gjendje të boksonte për shkaqe shëndetësore.

Mbetet të shihet nëse Robin Krasniqi do të arrijë ta mbrojë titullin. Ai deri më tani ka zhvilluar 54 duele dhe ka arritur t’i fitojë 49, nga të cilat 17 me nokaut.

Dueli në mes tyre pritet të fillojë nga ora 22 e 35 minuta.

(Kosova Sot Online)