“The Sun”: Guardiola vendos për Arijanet Muric

  • 11 May 2019 - 12:21
“The Sun”: Guardiola vendos për Arijanet Muric

Arijanet Muric s’do të jetë pjesë e Manchester City sezonin e ardhshëm. Guardiola ka vendosur që ta huazojë te një klub për të fituar më shumë përvojë dhe shpreson të jetë për një klub në Premierligë.

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, është vetëm një ndeshje larg fitimit të trofeut të dytë me Manchester City këtë sezon.

Reprezentuesi kosovar edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë minutë në Premierligë, do t’i takojë medalja, në rast se Manchester City shpallet kampion në ndeshjen e fundit për sezonin 2018/19, ku i duhet vetëm fitorja ndaj Brighton – takim ky që zhvillohet të dielën.

Muric, 20-vjeçar, u kthye para kohe nga huazimi i tij në NAC Breda në Holandë pas lëndimit të portierit të dytë të Cityt, Claudio Bravo.

Sipas “The Sun”, kthimi i Muric ishte vetëm për shkak të rrethanave, sepse me të përfunduar sezoni, ai sërish do të huazohet. Shpresa e Man City e Guardiolës është që Muric të huazohet te një klub në Premierligë.

Pas trofeut “Carabao Cup”, që ishte një ndër më meritorët që City shkoi në finale, edhe pse Muric më pas u largua nga formacioni titullar, është afër që të fitojë edhe titullin e Premierligës.

Nëse City shpallet kampion këtë të diel, bashkë me Muricin e Kosovës, më pas do të kërkojnë të kompletojnë het-trikun me trofe këtë sezon.

Me 18 maj, City do të luftojnë për trofeun FA Cup. Në finale skuadra e Guardiolës do të ketë punë me Watfordin. 

(Kosova Sot Online)