De Ligt, edhe më afër Barcelonës

  • 11 May 2019 - 13:25
De Ligt, edhe më afër Barcelonës

De Ligt është edhe më afër Barcelonës. Ai do të luajë ne “Camp Nou” me shokun që tashmë ka në skuadrën e Ajaxit, Frenkie de Jong, që ka kompletuar transferimin te kampioni i Spanjës në janar të këtij viti.

Sipas “Mundo Deportivo”, të premten janë takuar drejtuesit e Ajaxit me ata të Barcelonës dhe Matthijs de Ligt është afër transferimit në “Camp Nou”.

De Ligt, i kërkuar gjithashtu edhe nga shumë klube tjera të mëdha evropiane, mund të lajmërojë për të ardhmen të mërkurën, kur të luhen ndeshjet e fundit për këtë edicion në Eredivisie.

Edwin Van der Sar, presidenti i Ajaxit, tha për “Sky Sports” pas eliminimit nga Champions League se De Ligt do të shkojë në Premierligë ose LaLiga.

De Ligt është një ndër emrat më të përfolur në merkato dhe mbetet të shihet nëse Ernesto Valverde do të japë të reja kur të dalë në konferencë në ora 17:00 para ndeshjes të dielën me Getafen.

Barça do të tentojë të mbulojë dëshpërimin nga Liga e Kampionëve, pas humbjes 4-0 nga Liverpooli – me blerje dhe mund të jetë sadopak ngushëlluese për faktin se De Ligt është një ndër mbrojtësit me të ardhme të ndritur.

De Ligt është vetëm 19-vjeçar, por ai luan në ekipin e parë të Ajax që nga viti 2016 dhe ka bërë 112 paraqitje, teksa ka shënuar 12 gola.

Gjithashtu, katalunasit tashmë kanë transferuar mesfushorin e së ardhmes, Frankie De Jong dhe po ndërtojnë një skuadër edhe më të fortë. 

(Kosova Sot Online)