Zeqiri: Sokoli bëri mrekulli me Ferizajn, Gjilani duhet t’i kthehet origjinës

  • 11 May 2019 - 15:03
Zeqiri: Sokoli bëri mrekulli me Ferizajn, Gjilani duhet t’i kthehet origjinës

Njëri nga njohësit më të mirë të futbollit kosovar, Arben Zeqiri i cili përveç futbollit njihet për një post shuam të veçantë që kishte nga viti 2016-2018 kur kryente punën e trajnerit të fitnesit në gardën presidenciale të Emirateve te Bashkuara Arabe në Dubai, në një bisedë për “Kosova Sot Online”, ka analizuar në detaje ndeshjet e mbetura në elitën e futbollit kosovar me theks të veçantë luftën për ekzistencë.

Ai parasheh një garë jashtëzakonisht të paqartë dhe të luftuar ashpër ku përparësi për të mbijetuar pa barazh i jep Ferizajt e Trepçës’89, derisa luftë të ashpër parasheh ndërmjet Flamurtarit, Ballkanit e Gjilanit.

“Ferizaj na ka befasuar të gjithëve me mënyrën e lojës dhe arritjeve të rezultateve pozitive në pesë ndeshjet e fundit duke i arritur pesë fitore dhe bashkë me Llapin janë dy skuadrat me stabile dhe më në formë në edicionin pranveror.

Image
Arben Zeqiri në kohën kur ishte pjesë e Gjilanit

Nuk më befasojnë aspak rezultatet e Ferizajt kur e shoh se udhëhiqet nga trajneri i madh Bylbyl Sokoli që vetëm ai ka mundur ta bëjë këtë mrekulli, duke e ditur gjendjen buzë greminës në të cilën ishte Ferizaj”, ka thënë Zeqiri për (Kosova Sot Online) duke folur më pas për Flamurtarin sipas të cilit rrezikoi shumë me barazimin në fushën e vetë.

“Flamurtari ka rrezikuar shumë me barazimin ndaj Drenicës dhe në dy xhirot e mbetura do ta diskutojnë me Ballkanin se cila do të mbetet në barazh dhe me Gjilanin që pos që është në krizë totale të rezultateve e poashtu edhe në krizë të madhe psikologjike e që kurrsesi të dalë nga agonia që i ka pushtuar kuqebardhët.

Image
Ferizaj në festë pas fitores

Sa i përket Trepçës 89, me humbjen e djeshme ka rrezikuar shumë por megjithatë mendoj që do ti ikën barazhit me cilësitë që ka brendapërbrenda skuadrës”, vlerësoi ish futbollisti i Gjilanit Arben Zeqiri i cili e pranon se është tifozë i flaktë i kësaj skuadre.

“Gjilani ekipi im i zemrës ku kam kaluar 15 vite të karrierës ka befasuar për të keq gjithë opinionin me rezultatet negative në pranverë. Uroj e shpresoj fuqishëm që në vazhdim të sigurojë mbijetesën në Superligën e futbollit kosovar ngase me Gjilanin në Superligë futbolli kosovar është më i shkueshëm dhe më interesant pikërisht kur kemi përballjet me rivalin e përbetuar Dritën, rivalitet ky i cili e ka promovuar më së shumti dhe fuqishëm futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare që nga paslufta.

Image
Gjilani në ndeshjen ndaj Ballkanit

Gjilani përfundimisht duhet t’i rikthej në radhët e veta futbollistët vendorë sado pak që janë, tua jap rastin prodhimit vendor respektivisht futbollistëve që kanë dal nga gjiri i kësaj skuadre në mënyrë që klubi të ketë planifikim afatgjate dhe stabilitet afatgjatë”, ka përfunduar trajneri i grupmoshave të reja Arben Zeqiri.

(Kosova Sot Online)